“E konsideron spiun”, denoncimi i Berishës: Rama shkarkon Helidon Bendon pas shkollimit në SHBA, porositë për kreun e ri të SHISH

16 December 2022, 12:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E konsideron spiun”, denoncimi i Berishës: Rama shkarkon
Sali Bedrisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kreun e SHISH, Helidon Bendo pas shkollimit në SHBA, duke mos e lejuar që të rimarrë sërish detyrën.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha se ka rezervat e tij, sa i përket Helidon Bendos, por dënoi "aktin banditesk" të kreu të qeverisë, siç e konsideroi ai.

Berisha shtoi më tej se nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues.

Lideri demokrat deklaroi se Oljan Kanushi, i cili është komanduar drejtor i SHISH, ka marrë shërbimin si një militan i verbër dhe nuk ka qenë as informator dhe se kreu i qeveria ia ka ndaluar që të komunikojë me partnerët.

"Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të shërbimit informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dërguar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligji, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit.
Shefi i shërbimit informativ kombëtar, propozohet nga kryeministri, por emërohet nga presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve. Ky është një akt i turpshëm, që dëshmon se këtu nuk ka shtet, por ka vetëm një njeri që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe parim dhe ky është Edi Rama.

Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjithë rezervat e mia. Por a mund të pranohet një akt banditesk, një akt banditesk. Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues. Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë.
Këto janë akte banditeske, akte të turpshme. Dënoj me ashpërsinë më të madhe.

Unë ju kam informuar që Kanushi që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme. Nuk ka qenë as informator. Dhe merr shërbimin si një militant i verbër. Me dy porosi, e para që do lartësohesh në detyrë nëse nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo. Nuk ka ndodhur kurrë, një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë. Pa komunikim me partnerët, shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare. Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi. Edi Rama u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama.
Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama?" tha Berisha.


Video