Vuçiç do të çojë ushtrinë në Kosovë, Majko: Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244

16 December 2022, 09:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vuçiç do të çojë ushtrinë në

Ish-ministri për Diasporën, Pandeli Majko iu është bashkuar reagimeve kundër deklaratës së presidentit Aleksandër Vuçiç se do të vendosë ushtrinë serbe në veri të Kosovës.

Sipas Majkos, Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.

REAGIMI I MAJKOS

Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur.

Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.

Serbia duhet të shpetojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet.


Video