‘Deputetët shkelin ligjin, pijnë puro brenda në Kuvend”, Dash Sula sqaron deklaratën

18 June 2022, 21:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Deputetët shkelin ligjin, pijnë puro brenda në
Deputeti Dashnor Sula

Në mjediset e mbyllura të Kuvendit, deputetët shkelin me të dyja këmbët ligjin që kanë miratuar vetë për ndalimin e duhanit.

Ky është denoncimi i bërë nga deputeti Dashnor Sula. Ai thotë se ka kolegë të tij, që tymosin brenda puro, nga 10 deri në 300 euro.

“Pirja e puros ka një aromë të tmerrshme, të fortë sepse varet nga lloji i puros. Aty ka deputetë që janë me pagën e vet por edhe deputetë dhe ministra që kanë përfitime të mëdha. Kështu që dhe cilësia e puros është nga 10€ deri në 300€ një puro. Nuk e di sa kushtojnë sepse nuk kam bërë kontroll por fakti është që në ambientet e parlamentit shkelet ligji, pihet duhan dhe puro”, tha Sula në një intervistë për ABC.

Të enjten në foltoren e parlamentit deputeti deklaroi që në kafenenë e parlamentit konsumohej puro edhe hashash.

 

 


Video