Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit, mandati i mbetet Arjan Ndojës

19 August 2025, 11:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit, mandati i mbetet
Mbledhja në Kolegjin Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pushojë çështjen pas kërkesës së kandidates së Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, e cila kërkonte mandatin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte dhënë Arjan Ndojës.

Si rezultat, mandati i mbetet Arjan Ndojës.

Në fillim të seancës, avokati i ish-prokurorit kërkoi që Andia Ulliri të mos njihej si palë legjitime në këtë proces.

Pas dëgjimit të palëve dhe shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke arsyetuar se Andia Ulliri nuk legjitimohet si palë paditëse.


Video