Kryedemokrati Sali Berisha premtoi rritjen e pagës në 1500 euro, nëse fiton një mandat qeverisës në 11 maj.
Rritje rroge ai premtoi për mësuesit, ndërsa nga ana tjetër foli për ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
“Mësuest do arrijn ë rrogën 1500 euro derisa të paguhen më shumë se çdo mësues tjetër në Ballkan. Energjia do u shitet bizneseve me 8 lekë, familjarët me 7 lekë, tarifa e ujit do të përgjysmohet”, tha ai.
Nga Lushnja, ku zhvilloi një takim me demokratët, kreu i PD-së tha se “do të mbrojë në çdo sezon prodhimet bujqësore”.
"Rroga të ulëta në Shqipëri nuk do të ketë në asnjë rrethanë nën 500 euro. Garantoj sipërmarrësit se do t’u kompensohet me ulje taksash rritja e rrogave në 500 euro të punonjësve. Ekziston një e drejtë, e cila duhet të respektohet. Rroga mesatare do jetë 1200 euro.
Mësuesit do arrijnë në rrogën 1500 euro gjersa ata të paguhen më shumë se çdo mësues tjetër në Ballkan. Energjia, bizneseve do t’u shitet me 6 lekë nga 18 që u shitet sot. Familjarëve do u shitet me 7 lekë.
Tarifa e ujit do përgjysmohet. Pra, me këto masa ne besojmë se e lehtësojmë në një shkallë ët caktuar jetën e qytetarëve tanë që janë në nevojë", tha Berisha.