Çelja e fushatës së PS-së, Rama publikon vendin dhe orën e mitingut!

8 April 2025, 15:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çelja e fushatës së PS-së, Rama publikon vendin dhe
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e fushatës elektorale për Partinë Socialiste, duke caktuar datën 12 prill si momentin kur do të mblidhen mbështetësit e tij në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Rama ka theksuar se ngjarja, e quajtur “Shqipëria 2030 në BE”, do të jetë një festë që do të përkujtojë përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Në një postim, ai tha: “12 prill nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv.”

Reagimi i Ramës:

12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE.


Video