Berisha: Po të mos ishte për antimafian italiane, Sajmir skafisti do ishte mbi zv.kryeministër

18 September 2022, 18:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Po të mos ishte për antimafian italiane, Sajmir skafisti do
Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me shqiptarët e Italisë, të cilët janë grumbulluar në Romë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se vendi fqinj ka dhënë një ndihmë të madhe për Shqipërinë për zhvillimin e vendit si dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Ai shtoi më tej se  tha se po të mos ishte për antimafian italiane, ish-ministri i Brendshëm do ishte sot mbi postin e zv.kryeministër.

“Së pari ju përshëndes ju dhe të gjithë emigrantët shqiptarë në Romë, Itali dhe kudo ku janë. Ju falënderoj për ardhjen tuaj sot në këtë foltore shumë të rëndësishme, në një bashkëbisedim me ju përfaqësues të emigracionit tonë, foltore që zhvillohet në prag të një ngjarje të madhe të Italisë rikthimit në pushtet të forcave politike të djathta në Itali dhe ka rëndësi edhe për europë. I shpreh mirënjohje qeverisë italiane për mbështetjen miqësinë që ka treguar ndaj shqiptarëve. Italia jep kontribut të madh në luftën kundër krimit ë organizuar. Antimafia italiane ka dhënë kontribute në betejë kundër mafies shqiptare. Sajmir skafisti do të ishte sot mbizëvendëskryeministër nëse nuk do të ishte antimafiia italiane.” – tha Berisha.


Video