Pse nuk lini drejtësinë të merret me “pasanikët” e kullave?
Rama: Kur vjen puna te drejtësia, unë dhe ti dhe gjithë shqiptarët që kërkojmë drejtësi jemi në një anë, nuk jemi në anë të ndryshme. Është shumë e vërtetë kjo që thua. E kam thënë dhe unë disa herë.
Është e tmerrshme. Por pse ndodh kjo? Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët. Ky është problemi. Nuk jam unë që nuk lejoj drejtësinë të merret me ta, por është drejtësia që nuk na lejon ne që t’i bëjë gjërat deri në fund.
Në fund fjalën e ka drejtësia. Nëse në këtë vend Gjykata do bënin sa Policia e Shtetit, ky vend do ishte shumë herë më i përparuar se sa është në raport me aty ku e nisëm.
Sa janë rastet që policia i çon fajtorët në Gjykatë dhe sa janë raste që fajtorë marrin bekimin e Gjykatës dhe nuk shkojnë aty ku e kanë vendin.
Tek drejtësia e kanë kollaj. Keni dëgjuar shumë përralla për inceneratorët. Gënjeshtra bën xhiron e botës ndërkohë që e vërteta s’ka ngritur pantallonat, thotë populli.