"Keni dëgjuar përralla pa fund për inceneratorët, do dalë e vërteta", çfarë po paralajmëron Rama?

18 September 2022, 15:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Keni dëgjuar përralla pa fund për inceneratorët, do
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së dheshme për shtyp, përpos të tjerave, paralajmëroi se do të zbulohet shumë shpjet e vërteta e për inceneratorët, duke nënkuptuar çmontimin e akuzave të opozitës së kryesuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Në fjalën e tij, Rama tha se opinioni publik ka dëgjuar përralla dhe gënjeshtra pa fund për inceneratorët në kushtet kur, sipas kryeministrit, e vërteta është ndryshe dhe do të dalë në pah.

Po çfarë të vërtetash paralajmëron kryeministri Rama për inceneratorët dhe do të përmbysin fabulën e ngritur kryesisht nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi?

Kjo mbetet për t’u parë. Megjithatë, ditët e fundit, ka pasur sinjale në media kur për landfilin e Elbasanit, janë publikuar disa dokumente, duke konfirmuar se ka koston më të ulët në Shqipëri, në raport me 5 landfillet e tjera.

Gjithashtu, Ilir Metën e pyetën mbrëmjen e enjtes mbi moralin e sulmeve të tij ndaj bashkëpunëtorëve të ngushtë, Lefter Koka dhe Alqi Bllako, mbi të cilët hodhi pafund baltë, duke heshtur për persona të tjerë, pjesë e historisë, me të cilët ka raporte të afërta.

Me sa duket, në skenë do të dalin bashkëpunëtorë dhe financues të Ilir Metës, pjesë e historisë së inceneratorëve, por që janë mbuluar nga Meta, në funksion të llogarive të tij politike dhe hakmarrjeve. Por, nuk përjashtohet as mundësia e zbulimit të fakteve befasuese dhe të paparashikuara./Shqiptarja.com


Video