Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri Rama, disa ditë më parë, i kërkoi policisë së shtetit të dilte me një deklaratë lidhur me misterin që mbulon zhdukjen e Ervis Martinajt prej 11 gushtit.
Por me sa duket fjalët e Ramës kanë rënë në vesh të shurdhër pasi policia ende nuk ka një version zyrtar.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët dhe qytetarët në Facebook, Rama u pyet se kur do të reagojë policia.
Rama: Duhet të kemi pak më shumë durim për të pasur një përgjigje përfundimtare dhe jam i sigurt që do ta kemi sa më shpejt. Përgjigjja e policisë së shtetit duhet të mbështetet dhe në prova dhe nuk mund të thuhet zyrtarisht pa prova.