
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, zhvilloi sot një takim me Enkelejd Alibeaj në Kryesinë e Kuvendit.
Më vonë në Twitter, ajo la të nënkuptohej se njihte Alibeajn si kryetar të komanduar të PD dhe kryetar të Grupit Parlamentar.
Kjo bëri që Partia Demokratike e Sali Berishës të reagonte ashpër ndaj ambasadores. Deputeti Edi Paloka e konsideroi atë si turp dhe shkelje të ligjeve të vendit. Sipas tij, Yuri Kim nuk njihte vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila njohu Statutin e Berishës të datës 11 dhjetor.
Për këtë, ka reaguar dhe deputeti socialist Erion Braçe.
“Ne fillim thane; Nuk e njohim ambasadoren, as sekretarin Blinken, as presidentin Biden; Ne marredhenien e kemi me Republikanet! Atehere pse ulerini sot? Ju si njihni keta, ckeni?!”, shkruan ai.
Ne fillim thane;
— Erion Brace (@ErionBrace) April 5, 2022
Nuk e njohim ambasadoren,
as sekretarin Blinken,
as presidentin Biden;
Ne marredhenien e kemi
me REPUBLIKANET!
Atehere pse ulerini sot?
Ju si njihni keta, ckeni?!