Berisha kërcënon kryebashkiakun e PS: Pjerin do të të vijë radha! Mbaje mend këtë që do të them

25 November 2023, 18:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha kërcënon kryebashkiakun e PS: Pjerin do të të
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i pranishëm në një takim me demokratët në Lezhë, nga ku nuk ka kursyer sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama por dhe kryebashkiakut socialist të qytetit, Pjerin Ndreu.

Pasi e ka akuzuar se mandatin e Bashkisë e ka marrë me ndihmën e kriminelëve dhe vrasësve, Berisha i është drejtuar Pjerin Ndreut duke thënë se "do i vijë radha".

"Meqë jam këtu, i them këtij Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin. E ke mbi bandat që i ke shpërndarë natën e para votimit nëpër fshatra e zona. E kemi të filmuar, të dokumentuar të gjitha.

I kemi ata vrasës që sulmonin Salvator Kaçin me porosi të Edi Ramës.

I ke mbi licencat që ke dhënë për parcelat e drogës dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë dhe vota në krim.
Dhe do të vijë radha. Pjerin do të vijë radha, mbaje mend këtë që do të them. Se edhe ai këtu është një Edi Ramë në miniaturë. Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, por për të zezat që i bën këtij vendi", deklaroi Berisha.


Video