Berisha feston sot 79-vjetorin: Vitet për mua janë veç numra!

15 October 2023, 12:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha feston sot 79-vjetorin: Vitet për mua janë veç numra!
Sali Berisha

Sali Berisha u është drejtuar ndjekësve të tij në mediat sociale me një video-mesazh me rastin e 79-vjetorit të tij.

Kreu i Rithemelimit thotë se në këtë 79-vjetor ndihet i motivuar në rrugën që ndjek prej vitesh, njëlloj si në ditën e parë.  Ai falënderon familjarët që i kanë qëndruar pranë si dhe miqtë dhe mbështetësit e tij.

Në postimin e bërë mëngjesin e kësaj të diel nuk munguan komentet e shumta nga ndjekësit të cilët i urojnë doktorit që “të shekullojë sa më i shëndetshëm.”

''Sot 79 vjeç!

Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj.

Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar, kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim'', shkruan Berisha


Video