Berisha e quan “kriminel” Altin Dumanin, i bën thirrje ambasadorëve të mos mbajnë anën e tij

23 April 2024, 20:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha e quan “kriminel” Altin Dumanin, i bën thirrje
Kreu i SPAK, Altin Dumani / Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar gjuhën ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, duke e quajtur këtë të fundit si “kriminel”.

Gjatë fjalës së tij drejtuar protestuesve poshtë banesës, Berisha i ka bërë thirrje ambasadorëve të huaj në Shqipëri, që të mos mbajnë anën e Dumanit dhe të mos përdorin, sipas tij, standarde të dyfishta.

“Të dashur miq, në emër tuaj, unë dua t’u shtroj një pyetje ambasadorëve të nderuar, diplomatëve në Tiranë: çfarë do ndodhte në qytetet apo kryeqytetet tuaja, në rast se fondet publike vidheshin 100 përqind?”, tha Berisha.

“Prandaj i lini standardet e dyfishta. Shqitparët kanë nevojë për drejtësi”, u shpreh ai, duke shtuar: “Ju merrni anën e hajdutit Erion Veliaj. Merrni anën e hajdutit Edi Ramës. Merrni anën e kriminelëve si Altin Dumani. Zgjidhje e gabuar. Shqipëria po shkatërrohet nga këta hajdutë”.


Video