Berisha ankimoi vendimin e SPAK që nuk e lejoi të shkojë në Kuvend, shtyhet seanca

1 February 2024, 10:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha ankimoi vendimin e SPAK që nuk e lejoi të shkojë në
Sali Berisha

Është shtyrë seanca ku do të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili ka ankimuar vendimin e SPAK që nuk e ka lejuar të shkojë në Kuvend.

Ish-kryeministri u përfaqësua në gjykatë, ku pritet të shqyrtohej kërkesa e tij, nga përfaqësuesit ligjorë.

“Qëllimi i kësaj gjykate është djegia e mandatit të deputetit të Berishës”, tha avokati i liderit demokrat për mediat pas vendimit të togave të zeza për shtyrjen e seancës.

Ai po ashtu sqaroi se tashmë për herë të katërt kanë paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

“Kemi ankimuar vendimin e SPAK, sot ishte seanca për të shqyrtuar ankimimi. Sot është dekriptuar që qëllimi politik po zbatohet rigorozisht nga gjykata. Në kohën e marrjes së masave, ishin të pa komunikuara dhe i quanin të komunikuara. Seanca u shty për në datë 8, sot gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo më dy standarde, por i shtatëfishtë”, u shpreh avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.


Video