Deputetët shqiptarë në SHBA, Ambasada Amerikane: Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë së bashku

31 January 2024, 18:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetët shqiptarë në SHBA, Ambasada Amerikane:
Delegacioni shqiptar në Uashington

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar në lidhje me vizitën e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të cilët ndodhen në SHBA.

Ambasada shkruan se është kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë.

“Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Postimi i Ambadasës Amerikane në platfrmën ‘X’:

Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit.


Video