Basha nis fushatën në Instagram: Ja çfarë do të bëj si kryeministër i shqiptarëve

31 January 2024, 18:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha nis fushatën në Instagram: Ja çfarë do të
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa komunikime “pyetje-përgjigje” në Instagram, ku ka prekur disa tema të ndryshme.

Basha është pyetur ndër të tjera se çfarë do të bënte, si kryeministër, për shqiptarët në rajon.

“Gjëja e parë që do të ndryshoj, nuk do të ketë një qasje si patronazhistë, por si bashkëpunëtor me të gjithë lidershipin shqiptar në rajon.

Gjithçka do të jetë për interesin kombëtar, dhe asgjë nuk do të prevalojë mbi interesin kombëtar, as për interesa politike, as për interesa personale”, ka deklaruar Basha.


Video