Bëri rolin e kameramanit të Berishës, Braçe ironizon Këlliçin: Zar i Saliut, 33 vite e njëjta histori (VIDEO)

13 February 2023, 20:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bëri rolin e kameramanit të Berishës, Braçe ironizon
Belind Këlliçi

Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione dhe debate të forta, ku sërish kreu i PD-së Sali Berisha ka tentuar të bllokojë foltoren, teksa nuk kanë munguar dhe futjet e tij "live" në Facebook.

Ka qenë deputeti Belind Këlliçi, i cili e ka ndihmuar liderin demokrat me telefoni. Këlliçi me stikën e telefonit u përpoq të bënte regjinë duke filmuar fjalimin e Berishës në foltore.

Në lidhje me këtë situatë, ka ardhur një reagim ironizues nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili e ka cilësuar Këlliçin si “zarin e radhës” që do edhe Tiranën, pasi kujtojmë se ai kandidon për kreun e bashkisë.

“33 vite e njëjta histori! Ndryshojnë vetëm zarat e Salih Berishës; Këtë herë është ky intelektuali akademik që do Tironën”, shkruan Braçe krahas videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)


Video