Përplasje në Kuvend/ Deputetët e përjashtuar tentojnë të futen me forcë në Kuvend, i bllokon Garda

13 February 2023, 16:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasje në Kuvend/ Deputetët e përjashtuar tentojnë
Përplasja

Ashtu siç pritej ka nisur me përplasje, ende pa nisur seanca plenare. Deputetët e përjashtuar të PD-së me kërkesë të mazhorancë kanë tentuar të futen me forcë në Kuvend, pasi nuk e njohin vendimin.

Por ata kanë hasur që tek dera hyrëse Gardën e Republikës, të cilët nuk i kanë lejuar të futen dhe kjo ka sjellë një përplasje mes deputetëve si Luçiano Boçi, Luan Baçi dhe Albana Vokshi me Gardën.

Bllokimi i derës ka sjellë vështirësi dhe në futjen e deputetëve të tjerë.

 


Video