Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.
Balla ka ndarë një foto në rrjetin e tij Facebook duke treguar numrin e ulët të protestuesve në shesh, foto të cilën e ka shoqëruar edhe më një shkrim.
“Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! Natën e mire”, shkruan Balla.
PD mbajti sot protestën para Kryeministrisë, e ndonëse me pjesëmarrje të ulët, sipas opozitarëve kjo është vetëm një prej një serie protestash që do të vijojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.