Autoblindi i parë shqiptar ekspozohet në panairin e Francës, ja si duket nga brenda

17 Qershor 2024, 18:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shota", makina e parë e blinduar shqiptare

Autoblindi i parë shqiptar, prototipi i quajtur “Shota” është ekspozuar në panairin e madh të industrisë së mbrojtjes në Francë, Eurosatory.

Automjeti është i pajisur me një teknologji të avancuar si kamera termale dhe nate dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë.

Qëllimi i krijimit të kësaj makine është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare dhe jo vetëm.

Në panairin e Parisit ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Video