Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan me nota ironie se ‘e nisi mbretëresha dhe e përfundoi mbreti’ dhe ashtu siç e deshi, vendimi sipas tij u vulos me vendim gjykate.
Braçe shprehet se drejtësia britanike ka shqyrtuar faktet për korrupsion, gjë sipas tij nuk guxohet nga drejtësia shqiptare.
‘E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër’, shton Braçe.
“E nisi mbretëresha e përfundoi mbreti. Salih Berisha non grata në Mbretërinë e Bashkuar. E donte me gjykatë, me gjykatë ja dhanë. P
or përtej kësaj gjykata ka bërë dy gjëra. E para ka shqyrtuar fakte për korrupsionin, ndërhyrjen në drejtësi etj, gjë që këtu tek ne nuk kanë guxim ti shohin.
View this post on Instagram
Pas kësaj nuk besoj qe te kenë rrjedhur deri aty sa te akuzojnë Edi Ramën se është pas gjykatës; Pas Mbretëreshës e pas Mbretit mundet! Pas gjykatës, vështirë shumë,” shkruan Braçe në reagimin e tij.