Arrihet dakordësia: Kuvendi miraton nesër rezolutën për Kosovën, sulmi serb konsiderohet “akt terrorist”

11 October 2023, 17:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrihet dakordësia: Kuvendi miraton nesër rezolutën për
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë nesër njëzëri rezolutën për sulmin në Veri të Kosovës, duke mbështetur plotësisht të njëjtën rezolutë të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Gati tre javë pas sulmit në fshatin Banjskë të Kosovës, maxhoranca dhe opozita janë darkodësuar për miratimin e një rezolute me tre pika kryesore.

Ajo që bie në sy është se në një prej pikave, sulmi në Veri të Kosovës cilësohet si një “akt terrorist”, një term i shmangur prej disa politikanëve në Shqipëri.

Gjithashtu rezoluta kërkon angazhimin e të gjitha strukturave në Shqipëri, Kosovë dhe ato ndërkombëtare, për hetimin e sulmit.

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

• Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023;

• Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;

• Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.


Video