“Arrest në shtëpi”, Berisha: Do respektoj vendimin! Mosbindja civile vazhdon

12 December 2023, 15:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Arrest në shtëpi”, Berisha: Do respektoj vendimin!
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se do respektojë vendimin e parlamentit për heqjen e imunitetit të tij, duke i hapur kështu rrugë zbatimit të masës së re të dhënë nga SPAK, “arrest në shtëpi”.

Nga dera e kryesisë së Kuvendit, Berisha megjithatë shtoi se vendimi i SPAK është bazuar mbi një vendim anti-kushtetues të mëparshëm, ndërsa e quajti në tërësi si lëvizje politike për të asgjësuar opozitën.

Në orët në vijim, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të vendosë për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Sali Berisha.

“Një grup deputetësh i lejoi vetes përjashtimin për dy muaj, de fakto heqjen e mandatit dhe ndalimin e çdo veprimtarie. Kjo është faza përfundimtare e asgjësimit të opozitës. Vendosmëria është e plotë. Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim anti-kushtetues anti-ligjor të mëparshëm të “SKAP”-it dhe gjytatëses së shkarkuar nga Sali Berisha në 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë, siç theksova para dy orësh, vitin 2012 personalisht jam angazhuar në një listë për abrogimin e nenit të kushtetutës i cili jep imunitet ndaj veprimeve të gjyqësorit për deputetët. Nuk kam ndryshuar asnjëherë vendim se ajo përpjekje e imja ka qenë e drejtë.

Cilido që të jetë vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Ne vazhdojmë me mosbindjen civile. Asnjë veprim i opozitës nuk ka lidhje me këtë”, u shpreh Berisha.


Video