Ambasadori i BE, Silvio Gonzato në protestën qytetare para Kryeministrisë (VIDEO)

5 Qershor 2026, 21:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato është filmuar teksa ecte mes mijëra protestuesve që kanë zënë sheshin para Kryeministrisë.

Ambasadori shihet i veshur sportiv dhe i pashoqëruar. Nuk dihet nëse kalimi i tij në bulevard në atë moment është një rastësi apo diplomati ka dashur të shohë me sytë e tij atë që po ndodh me protestën.

Sipas qytetarëve që ishin në zonën ku është filmuar ambasadori i BE, ai thjesht ka kaluar, ka qëndruar pak sekonda, por nuk ka qenë pjesëmarrës në protestë.

 

@oranews.one

Protesta para Kryeministrisë, Gonzato i bashkohet qytetarëve #oranews #protesta #zverneci #qeveria #edirama #silvogonzato

? original sound - Ora News

Video