Alibeaj u tërhoq nga negociatat, Balla: Më ke keqkuptuar, kthehu të vijojmë bisedimet

20 May 2022, 17:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alibeaj u tërhoq nga negociatat, Balla: Më ke keqkuptuar, kthehu
Taulant Balla

Pasi Enkelejd Alibeaj deklaroi se mazhoranca prishi marrëveshjen për negociatat mbi Presidentin, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga PS.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaron se ata po i qëndrojnë marrëveshjes me opozitën, ku sipas tij mazhoranca nuk do të propozojë emër në raundin e dytë dhe të tretë. Balla shprehet se Alibeaj e ka keqkuptuar marrëveshjen, pasi nuk ka pasur dakordësi që PS të mbështesë me firma kandidatët e opozitës.

"Mendoj se fakti që dhe grupe të tjera të opozitës kanë kuptuar të njëjtën gjë që kemi kuptuar dhe ne, se kryetari i grupit parlamentar Aliebaj paska kuptuar diçka tjetër të risjellim dhe një herë diskutimin, Ne kemi qenë shumë të qartë. Në kohë jemi për të diktuar sërish. Ne nuk propozojmë as në raundin e dytë dhe as në raundin e tretë. Por opozita I ka të gjitha mundësitë mos t’i çojë dëm dy raundet. Le të vijnë me më shumë emra. Ne duhet të dëgjohemi. Ose duhet të zgjidhen këto emra o s’ka, ne nuk kemi rënë dakord kështu, pasi kemi të drejtën tonë për të propozuar. Do të presim raundin e 4. Bej thirrje të rikthehemi në tryezë. Nuk ka pasur dakordësi për atë formulën 4-2-1. Këtë gjë ua konfirmoj. Ka pasur dakordësi që për dy raundet 2-3 mos të ketë propozim nga mazhoranca, por vetëm në raundin 4-2. Nuk do të mbështesim me firma kandidatët e opozitës." - tha Balla.

Balla i bën thirrje opozitës që të vijojnë bisedimet dhe të depozitojnë kandidaturat për Presidentin e ri.

“Kemi rënë dakord me të gjitha kriteret me parakushtet që ishin vënë aty, janë kritere të përcaktuar nga kushtetuta. Sa i përket procesit tre gjëra duhet të jenë themelore. E drejta e gjithë palëve për të propozuar, dakordësia ka qenë në raundin e dytë dhe tretë nuk do propozojnë dhe pastaj nëse nuk do jetë zgjedhur presidenti, e zgjedhim në raundin e katërt që duhet të vijën nga PS me firmat e grupit parlamentar. Jemi të gatshëm që të negociojmë emra, tre grupet e opozitës mund të vijën me emra. Ata ia kanë mundësitë të propozojnë dy kandidatë, ti depozitojnë dy kandidaturat jemi të gatshëm që sapi ti depozitojmë të ulemi e të vlerësojmë mundësinë e votimi, nëse ne dhe grup i parlamentar i PS do i vendosin t’i mbështesin. Kushtetuta është mbi çdo lloj marrëveshje dhe dokumenti tjetër, Dini gjë sesi mund të quhet dikush kandidat nëse ia nuk është depozituar me 20 firma mbështetëse”, tha Balla.


Video