"Presidenti", Alibeaj: PS shkeli marrëveshjen, pasi pa emrat e kandidatëve tanë

20 May 2022, 17:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Presidenti", Alibeaj: PS shkeli marrëveshjen, pasi pa emrat e
Enkelejd Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj pretendon se mazhoranca ka shkelur marrëveshjen mbi negociatat për Presidentin e ri dhe sipas tij, kjo gjë ndodhi pasi kryeministri Edi Rama u njoh me kandidaturat e propozuara nga PD.

Duke folur për mediat, pas anulimit të mbledhjes me deputetët e PD-së, Alibeaj u shpreh se tërheqja e mazhorancës tregon se nuk do një President konsesual teksa shton më tej se tashmë u tregua dhe qendrimi i palës tjetër.

“Jeni dëshmitar që ne hartuam një dokument dhe një procedurë. Ju e keni dokumentin dhe keni qenë dëshmitarë. Dje kemi pasur mbledhje të Grupit Parlamentar që duhej të vazhdonte edhe sot. Por ndodhi që sot ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS, pra procesi do të ishte i tillë ne do të identifikonim katër kandidatura. Hapi i fundit do të jepte edhe garancinë për këtë proces. E përsëris ajo kandidaturë që do të identifikohej si konsensuale do të ishte jo vetëm garancisë, por një shenjë e fortë që nuk do të kishte lojëra apo shmangie, por nga ana e PS pretendohet që kjo kandidaturë duhet të ketë vetëm firmat tona. Pra kjo është një tërheqje dhe ne e kemi ditur që PS nuk ka legjitimitetin real.

Unë nisem nga ideja e një procesi konsensual që do të përfundonte me zgjedhjen e një presidenti të shqiptarëve dhe mbi palët. Ishim serioz, mund të më keni qortuar se kam qenë shumë strikt në procedurë, me dokument dhe protokoll, takime me media, ky ishte synimi që kishim. Gjithçka në sy të publikut që të kuptohej kush mund të bënte lojëra e farsa, dhe erdhi momenti që u tregua kush është qendrimi i palës tjetër, nuk kisha dyshim. Arsyet janë të shumta, legjitimiteti i mazhorancës nuk është. Me gjithë gjëmat duke marrë të gjitha pushtetet.

U tregua e qartë situata. Dua të jem korrekt që ky dokument veç katër pikave procedurat edhe një pikë tjetër: Shkelja e një anshme e procedurës i njoftohet menjëherë palës dhe bëhet publike. kjo është ajo që po bëj sot.
Cili do të ishte shkaku? Një nga shkaqet është ndoshta edhe cilësia e kandidatëve tanë, jemi anetemuar gjoja për kandidatura jo korrekte. Ata janë njerëz me integritet”, tha ai.

Një ditë më parë, në grupin parlamentar të PD, për diskutim më të thelluar kaluan disa emra si: Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Visar Zhiti, Rexhep Uka, Halim Kosova, Dashamir Shehi, Leka Zogu


Video