Akuza e fortë e Bashës: Ka një plan diabolik kundër të vetmes shpresë të këtij vendi, SPAK

3 Prill 2024, 17:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar maxhorancën, se në bashkëpunim me opozitën e Sali Berishës po tentojnë të vendosin nën kontrollin e tyre SPAK-un.

Basha tha se së fundmi ka qarkulluar ideja e ngritjes së një strukture paralele, siç komisioni për monitorimin e SPAK-ut.

Pjesë nga fjala e Bashës:

E para, ndodhemi para një përpjekje sa absurde aq edhe tinëzare për të ndërtuar struktura paralele. Me të njëjtin zell siç ndërtohen dhe financohen strukturatparalele në veri të Kosovës. Por është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend i cili ka detyrime të qarta të veprojë, detyrime të cilat nuk po i zbaton, detyrime karshi qytetarëve të vet, detyrime karshi aleatëve të vet, detyrime ndaj të sotmes dhe të nesërmes së vendit, detyrime ndaj sigurisë kombëtare. Struktura e parë paralele që është paalajmëruar që në janar është një komision monitorimi për SPAK-un.

Ka ngritur sërish kokë kjo ide mbrëmjen apo ditën e djeshme dhe vazhdon të qarkullojë me kokëfortësi si një përpjekje absurd anti-kushteuese, për të vendosur nën kontroll politikë të vetmen instancë e cila duket se është pjesërisht jashtë kontrollit të qeverisë. E kanë barë në një mënyrë tinëzare, e kanë hedhur njëherë poshtë rogozit, e pastaj janë përpjekur ta zhbëjnë, është tërhequr lajmi nga disa portale, ka mbetur në disa të tjera. Dua të përsëris edhe një herë në mënyrë të qartë dhe të prerë që Partia Demokratike qëndron fuqimisht kundër çdo përpjekje të kësaj mazhorance, me çfarëdo lloj aleatësh të fshehur apo jo, në Pazar apo jo për të filluar presionet e hapura institucionale kundër SPAK-ut.

Video