A do të vizitoni Kosovën? Kryeministri shqiptar i Maqedonisë: Në dasmë shkohet me ftesë

29 February 2024, 14:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do të vizitoni Kosovën? Kryeministri shqiptar i Maqedonisë:
Talat Xhaferi/ Albin Kurti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën.

I pyetur nga gazetarët pse nuk e ka vizituar Kosovën, ai tha se “në dasmë shkohet me ftesë”, ndërsa shtoi se nuk është çështje ftese, por shkak i agjendave.

Megjithatë referuar marrëdhënieve mes dy shteteve, Xhaferri tha se mes dy qeverive nuk ka probleme.

“Në dasmë kur shkohet, shkohet me ftesë, s’kemi marrë ftesë ende. Nuk është çështje e ftesë, është çështje e agjendave, dihet që ne jemi edhe para zgjedhjeve, kështu që raportet janë raporteve të dy vendeve miqësore, që udhëheqin institucionet përkatëse, nuk ka kurrfarë pengese në komunikim, personale janë çështje tjera, nuk i ngatërrojë unë institucionale me ato personale”, ka deklaruar ai.


Video