Mali i Zi akuzon Beogradin për destabilizim të vendit

2 November 2026, 20:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mali i Zi akuzon Beogradin për destabilizim të vendit

Kryeministri malazez Milojko Spajiç ngre dyshime për ndikim politik të Beogradit përmes mediave malazeze.

Partia e tij kërkon hetim parlamentar për të zbuluar nëse kompanitë serbe M-tel dhe grupi financiar Alta kanë përdorur lidhjet me televizionet e Malit të Zi për të ndikuar në raportimin e tyre,

“Zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon konfirmojnë seriozitetin dhe cilësinë e informacioneve që kanë shërbimet tona dhe ato partnere të sigurisë, për të cilat paralajmërova në fund të gushtit”, shkroi kryeministri malazez” në rrjetin X. 

Ai kërkoi që institucionet të zbulojnë se kush ka mbrojtur interesat e Malit të Zi dhe kush, sipas tij, është mbështetur te qendra pushteti në vende të tjera, duke përdorur mjete të paligjshme për të kërcënuar stabilitetin e vendit dhe për të penguar rrugën drejt Bashkimit Europian.

Këto zhvillime vijnë pas paralajmërimit që Spajiç bëri më 27 gusht, kur deklaroi se shërbimet e sigurisë kishin informacione për një operacion të mundshëm të koordinuar kundër Malit të Zi nga aktorë rajonal.


Video