Avioni i linjës Londër-Sofje ulet ne Budapest pas alarmit për bombë

2 November 2026, 15:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Avioni i linjës Londër-Sofje ulet ne Budapest pas alarmit për

Një avion pasagjerësh i kompanisë Wizz Air, që udhëtonte nga Londra drejt Sofjes, ka kryer ulje emergjente në Budapest pas një kërcënimi për bombë në bord.

Avioni Airbus A321neo ndryshoi papritur itinerarin ndërsa fluturonte mbi Bosnjë-Hercegovinë, duke u drejtuar drejt aeroportit ndërkombëtar Ferenc Liszt të kryeqytetit hungarez.

Sipas ministrit hungarez të Mbrojtjes, Romulusz Ruszin-Szendi, kërcënimi aktivizoi menjëherë sistemin e mbrojtjes ajrore të NATO-s, i cili shpalli alarmin ALPHA.

Një avion luftarak Gripen i Forcave Ajrore Hungareze u ngrit brenda pak minutash dhe shoqëroi avionin e pasagjerëve deri në uljen e sigurt në Budapest, në orën 12:08.

Në aeroport ishin mobilizuar zjarrfikësit, policia dhe njësitë kundër terrorizmit, ndërsa njëra prej pistave u mbyll përkohësisht për të garantuar sigurinë.

Pas uljes, autoritetet hungareze nisën kontrollet e sigurisë për të verifikuar kërcënimin, ndërsa avioni luftarak u kthye në bazën ushtarake të Kecskemétit.

Deri në raportimet e para, nuk kishte konfirmim për praninë e eksplozivëve në avion.


Video