E rëndë në Shkodër, 27 vjeçarja me 'Range Roverin' luksoz i merr jetën këmbësores në trotuar! (Video tragjike)

2 November 2026, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Shkodër, 27 vjeçarja me 'Range
Viktima: Edmonda Barballushi

Dalin pamjet e aksidentit që ndodhi në Shkodër, ku një shofere e re humbi kontrollin e mjetit të saj Range Rover, dhe për pasojë i mori jetën këmbësores, Edmonda Barballushi. 

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe ka përfunduar duke u përplasur më pas te bizneset që ndodhen pranë rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, shtetasja B. P., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Video e siguruar nga VoxNews:

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën këmbësorja, shtetasja Edmonda Barballushi, 67 vjeçe, e cila po ecte në trotuar.


Video