Berisha sulmon SPAK dhe Altin Dumanin: Mercenar i “Padrinos së Shqipërisë”, kjo seli është seksion i PS-së!

2 November 2026, 10:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha sulmon SPAK dhe Altin Dumanin: Mercenar i “Padrinos së
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar gjuhën ndaj SPAK dhe ish kreut të saj, Altin Dumani, gjatë një deklarate për mediat.

Berisha e cilësoi SPAK-un si një “seksion special” të Partisë Socialiste, ndërsa Dumanin e akuzoi se është “mercenar i Padrinos së Shqipërisë”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Gjatë prononcimit, kreu i PD-së lexoi edhe një mesazh ku përmendeshin emrat Altin Gjoka, Hajri Troplini dhe pesë persona të tjerë, duke përdorur tone të ashpra ndaj tyre.

Në mesazhin e lexuar nga Berisha thuhej: “Mercenarit të Padrinos së Shqipërisë, Edvin Kristaq Xhelati, drejtësia vonon, por nuk harron”.

Berisha: Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithëve ju miq që jeni këtu dhe të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë prononcim para shtypit në oborrin e selisë së Partisë Socaliste bis, numër 2 apo seksionin special të kësaj partie. ‘Altin Gjoka Hajri Troplini dhe pesë mbiemra të tjerë, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Padrinos së Shqipërisë, Edvin Kristaq Xhelati, drejtësia vonon, por nuk harron’.


Video