Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

10 Nëntor 2026, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit
Maksim Et’hemaj

Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021.

Et’hemaj është përmendur shpesh në raportimet mediatike si një prej bashkëpunëtorëve të afërt të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Largimi i tij nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil vjen në një moment kur emri i tij dhe ai i ish-ministres Balluku janë përmendur në raportime lidhur me disa prej çështjeve që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të dorëheqjes së Et’hemaj.


Video