Modelja amerikane, Khloe Kardashian, ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në rrjetin social "Instagram" disa fotografi të fytyrës para dhe pas heqjes së melanomës, e cila është forma më e rëndë e kancerit të lëkurës sa i përket mortalitetit.
Ajo ka treguar se si ka vijuar procesi që kur e ka zbuluar njollën e dyshimtë në fytyrën e saj.
Fillimisht mendoi se ishte fjala për puçrra, por më vonë mjekët i thanë se në të vërtetë ishte kancer i lëkurës.
Me këtë rast, krahas publikimeve të saj, Khloe i ka falënderuar mjekët për punën e shkëlqyer që kanë bërë gjatë operimit.
"Jo vetëm që e hoqi tumorin dhe u sigurua që unë isha plotësisht pa kancer, por ai bëri një punë kaq të mirë për ta bërë mbresën time sa më të vogël dhe të bukur sa të ishte e mundur”, ka shkruar për kirurgun pjesëtarja e familjes Kardashian.