VIDEO/ E përqafoi mbas ndeshjes, 38-vjeçarja "akuzohet" se abuzon me djalin e saj: Nuk duhet t'i kishe ngritur këmbët!

21 Shtator 2023, 09:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Amber Wright

Një nënë 38-vjeçare nga Utah është tronditur nga reagimi i shumë përdoruesve ndaj një postimi që ajo bëri për djalin e saj adoleshent disa javë më parë.

Amber Wright, u shpreh për portalet vendase, se u sulmua shumë pasi videoja që ajo postoi pas një ndeshje futbolli u bë virale, pasi ajo ka ngritur këmbët gjatë kohës kur e ka përqafuar 16-vjeçarin.

Isha shumë krenare për të, unë isha thjesht një nënë krenare që përqafoja fëmijën e saj. Nuk e prisja kurrë që do të kishte njerëz që do të më shkruanin se po e abuzoj seksualisht ose se po e josh”, tha ajo për videon që postoi në rrjetin social "Instagram"./Today

 

Video