
Ditën e djeshme, këngëtari i njohur grek Vassilis Karras është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Prej dy vitesh po përballej me kancerin, ndërkohë kohët e fundit Karras ishte prekur edhe nga COVID-19 dhe po trajtohej në një spital në Selanik.
Së fundmi, fotot, videot nga koncertet dhe intervistat e këngëtarit kanë pushtuar rrjetet sociale.
Krahas postimeve të njerëzve në rrjetet sociale dhe “lamtumirës” së kolegëve të tij, në prag të Krishtlindjeve, qytetarët e Selanikut kanë nderuar Vassilis Karras, raporton Protothema.
Një video po qarkullon në internet ku shihet një turmë njerëzish në rrugën kryesore të qytetit, duke nderuar Vassilis Karras, duke kënduar këngët e tij “nga veriu në jug”.
Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala, gjë që ishte dëshira e tij e fundit.
Të martën, më 26 dhjetor, në orën 9 të mëngjesit, trupi i tij do të transferohet në Tempullin e Shenjtë të Zotit të Urtësisë dhe do të vendoset në pelegrinazh publik deri në një pasdite.
Varrimi do të mbahet të mërkurën në orën 12:00 në vendlindjen e tij, Kokkinochori, ku edhe do të varroset.