Ditën e djeshme, njerëz të Stresit kanë dhunuar fizikisht Cllevion, i cili ndodhet jashtë shtetit pasi është në kërkim nga drejtësia si porositësit i djegies së makinës së Noizyt, pak kohë më parë.
Rrahjen ndaj tij, e ka konfirmuar vetë Cllevio përmes një postimi në InstaStory ku pretendon se e kanë goditur edhe me thikë.
“Dakord, më gjuajtën njerëzit e Stresit, por jam mirë dhe ndoshta do të ta marr hakun këto ditë Stresi p****. Më kanë gjuajtur dhe me thikë, por gango i duron. Po ça di ti për mu”, shkruan Cllevio në postimin e tij.
Ndërkohë në rrjetet sociale, po qarkullon edhe një video, ku Cllevio në momentin që është sulmuar fizikisht nga njerëzit e Stresit ka qenë “live” në rrjetet sociale. Po ashtu, edhe Stresi, përmes një video-live ka konfirmuar rrahjen e ish-shokut të tij.
Por disa minuta më vonë ka qenë vetë Cllevio i cili ka dalë me një video dhe ka mohuar se është dhunuar. Sipas tij ky ishte një inskinim të cilit i ka shërbyer për audience edhe pse ende nuk dihet si qëndron e vërteta.
Kujtojmë se Arkimed Lushaj dhe Kleviol Ahmeti, kanë qenë dy shokë të ngushtë që janë rritur së bashku, e sot duket se janë kthyer në dy armiq të përbetuar ndaj njëri-tjetrit.
Miqësia mes tyre pësoi krisjen e parë në momentin kur Stresi u pajtua me Noizyn (Rigels Rajku). Që nga ky moment, ka patur edhe ditë të shkurtëra pajtimi mes tyre, por ndërkohë janë zënë sërish dhe gjuha e përdorur ndaj njëri-tjetrit ka ardhur gjithmonë e duke u ashpërsuar.