VIDEO / Shkakton revoltë të madhe gjesti i këngëtares greke teksa performonte ajo izraelite në Eurovision

10 May 2024, 15:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Shkakton revoltë të madhe gjesti i këngëtares greke
Këngëtarja greko-sudaneze Marina Satti

Pjesëmarrja e këngëtares izraelite në Eurovision ka shkaktuar polemika të mëdha, teksa shumë i kishin kërkuar të tërhiqej.

Një televizion belg vendosi të ndërpriste transmetimin, teksa në skenën e Eurovision u ngjit këngëtarja izraelite, duke shfaqur në ekran një mesazh kundër luftës dhe kundër gjenocidit.

Po ashtu, protesta pati edhe në rrugët e Suedisë, ku mijëra emigrantë dolën në mbështetje të popullit palestinez.

Vëmendje tërhoqi edhe gjesti i këngëtares greko-sudaneze Marina Satti, e cila u filmua duke pretenduar se po e zinte gjumi, teksa po këndonte Eden Golan. Ajo është kritikuar për këtë gjest, teksa shumë e kanë quajtur "të pahijshme" dhe "të paedukatë.


Video