I shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Martinaj është kthyer në kryefjalën e mediave, që prej lajmit të parë kur u njoftua për zhdukjen e tij nga familjarët, teksa aludohet se ai është ekzekutuar nga grupet rivale.
Tashmë, për Vis Martinajn po dalin fakte tronditëse për lidhjet e tij me efektivë të Policisë së Shtetit, politikanë apo se si e përdorte ai paranë dhe pushtetin.
Ervis Martinajn mbështetej dhe nga shumë VIP-a, ku shumë prej tyre kanë dalë fotografi me luanin e tij Simba, teksa dhe reperat më në zë në Shqipëri i bënin përshëndetje speciale gjatë koncerteve.
Ervis Martinaj mbështetej nga Stresi, por dhe nga rivali i tij i dikurshëm Noizy. Katër vite më parë, JOQ ka publikuar një video ku reperi dëgjohet gjatë koncertit duke thënë: "Një përshëndetje speciale shkon për Vis Martinajn".
Ervis Martinaj dyshohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale, teksa njihet dhe si "Mbreti i lojërave të fatit".