"Shfaqja më e mirë që kam pasur", premtimi i Rita Orës pas koncertit në Tiranë: Do kthehem sërish, Shqipëria në gjakun tim (FOTO)

7 September 2022, 08:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shfaqja më e mirë që kam pasur", premtimi i Rita
Rita Ora

“Ishte shfaqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë”. Kështu ka deklarur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora pas përfundimit të koncertit që mbajti mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ajo ka elektrizuar skenën në koncertin që mbajti në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, teksa pas përfundimit ka mbetur shumë e kënaqur dhe premtoi se do të kthehet sërish.

“Ishte shfaqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Bëra shumë qejf. Faleminderit atyre që erdhën të më shohin, më thanë se ishin 30-40 mijë njerëz. Dhe mirupafshim. Do kthehem sërish. Faleminderit shumë, ju dua”, kështu shprehet Rita Ora përmes një video në InstaStory me fjalët e fundit të thëna në shqip.

Ndërsa në postimin pasardhës, Rita Ora shkruan: "Mirupafshim. E dashurova çdo sekond të qëndrimit në Shqipëri".

Një tjetër detaj që vlen për t'u theksuar është dhe se gjatë performancës nuk mund të kalonte pa u vënë re momenti kur tha: “Albania in my blood, Kosova in my vens (Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia)”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka interpretuar disa nga hitet që ka sjellë ndër vite, ndërsa është shoqëruar dhe nga trupa e baletit të saj.

Artistja tashmë e ka kthyer në zakon që të kërcejë vallen e Tropojës me muzikën e valles në sfond. Gjatë performancës, dha mesazhin se "Nuk do ju zhgënjej kurrë".

Vëmendje të madhe mori edhe veshja e këngëtares shqiptare, e cila ishte kujdesur që të kishte ngjyrat kuqezi por jo vetëm. Stilisti kishte menduar diçka të veçantë, pasi në bodyn e zi ra në sy detaji i shqiponjës dy krenare ndërsa balerinët e shoqëronin të veshur me të kuqe.

Për më tepër, shikoni foto-galerinë e mëposhtme me momentet e kapura gjatë performancës së Rita Orës në skenë.



Video