VIDEO/ Harruan ta lidhnin, 21-vjeçarja humb jetën në ‘bungee jumping’ pa litar në Brazil! (Kujdes. pamje të rënda)

15 June 2026, 12:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Harruan ta lidhnin, 21-vjeçarja humb jetën në
Maria Eduarda Rodrigues de Freitas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 21-vjeçare, Maria Eduarda Rodrigues de Freitas, ka humbur jetën gjatë një aktiviteti ‘bungee jumping’ pasi u hodh nga një urë pa u lidhur me litarin e sigurisë.

Ngjarja ndodhi në Ponte do Esqueleto, në Limeira, në brendësi të shtetit të São Paulos.

Sipas hetimeve, tre punonjës të përfshirë në aktivitet, të moshave 27, 32 dhe 42 vjeç, janë arrestuar dhe akuzohen për vrasje nga pakujdesia.

Pamjet e regjistruara nga një kamerë që duhej të dokumentonte kërcimin kanë fiksuar momentin tragjik, kur vajza është hedhur nga ura pa asnjë lidhje sigurie.

Menjëherë pas ngjarjes, dëshmitarët dëgjohen duke bërtitur “Litarin!”, por ishte tepër vonë.

Sipas policisë braziliane, të dyshuarit kanë deklaruar se kanë përjetuar një “blackout mendor” në momentin e incidentit dhe nuk mbajnë mend se si ka ndodhur gabimi fatal.

Hetuesit theksojnë se në një aktivitet të tillë duhej të ishin të paktën dy kontrolle sigurie, por asnjë litar nuk ishte vendosur.


Video