Bllokohen Facebook dhe Instagram, probleme për përdoruesit në gjithë botën

12 Qershor 2026, 16:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Miliona përdorues të rrjeteve sociale në të gjithë botën, veçanërisht Instagram, Facebook dhe Messenger, kanë pasur probleme në orët e fundit, pasi kanë pasur vështirësi në përdorimin e shërbimeve të Meta-s.

Aktualisht, shumë përdorues po shohin në ekranet e tyre se ka një problem në lidhjen me faqet e tyre, ndërsa disa raportojnë se shkëputen shpesh nga llogaritë e tyre.

Në të njëjtën kohë, ata që arrijnë të lidhen me llogaritë e tyre raportojnë se po përjetojnë probleme edhe me story-t.


Video