Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtari shqiptar Klajdi Haruni i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar së fundmi dashurinë e tij me sipërmarrësen, Orgesa Kalemi.
Ashtu siç e kishte konfirmuar dhe vetë Orgesa në një intervistë të dhënë para një muaj për “Goca dhe Gra”, dasma e dyshes së njohur mësohet të jetë realizuar gjatë mbrëmjes së djeshme.
Edhe pse nga vetë çifti nuk ka pasur një reagim në rrjet, duke u munduar ta mbajnë momentin e bukur larg rrjeteve sociale, pamjet nga dasma e veçantë e tyre kanë bërë xhiron e rrjetit.
Siç mund ta shikoni dhe në videon e mëposhtme, Klajdi Haruni si dhëndër dhe Orgesa Kalemi si nuse, ishin të mrekullueshëm.