Një histori që ka tronditur opinionin publik në Australi po bën bujë në rrjetet sociale, pasi një burrë pretendon se zbuloi partneren e tij në shtrat me djalin e vet 19-vjeçar.
Pamjet, të publikuara fillimisht në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur Levi Hilton hyn në dhomë dhe përballet me partneren e tij, Jessica Te Huia, dhe djalin e tij Lorenzo.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi, duke shkaktuar mijëra reagime dhe komente.
Sipas mediave australiane, marrëdhënia mes gruas dhe të riut nuk ka mbetur një episod i izoluar.
Pas shpërthimit të skandalit, të dy kanë dalë publikisht dhe kanë konfirmuar se janë në një lidhje sentimentale.
Jessica ka deklaruar se lidhja e saj me Levin kishte marrë fund disa javë përpara se të niste romanca me djalin e tij.
Ajo këmbëngul se marrëdhënia është ndërtuar pas ndarjes dhe se gjithçka ka ndodhur mes dy personave madhorë./DailyMail