VIDEO/ Çfarë nuk u pa nga PRIME i Big Brother VIP, Laerti ofendon rëndë Gjestin: Ja q**sha r**t, është faji i atij të voglit që...

15 January 2025, 12:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Çfarë nuk u pa nga PRIME i Big Brother VIP, Laerti ofendon
Gjesti/ Laert Vasili

Duket se ofendimet ndaj Gjestit nuk do të kenë të mbaruar në Big Brother VIP Albania.

Pas rastit të G-Banit, i cili i ofendoi motrën dhe mamanë, e më pas bullizimet e vazhdueshme me Jozin ndaj Gjestit, një tjetër moment i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Si fillim ishte opinionisti Arbër Hajdari ai që u shpreh për Gjestin se “ka një marrë një lopatë të madhe dhe po hap gropat, ndërsa banorët e tjerë po i bien brenda një nga një”.


Më pas, u lexua zarfi i zi dhe u bë e ditur se Bani, Jozi dhe Amber shkojnë në një televotim dhe një prej tyre lë shtëpinë.

Megjithatë Amber vendosi të largohej menjéherë.

E teksa kjo e fundit sapo u largua nga shtëpia, dëgjohet Laert Vasili teksa ofendon rëndë nga familja Gjestin.

“Ja q*fsha robt. Është faji i atij të voglit që hap gropa” thotë Laerti.


Video