Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gazetarja e njohur, Iva Tiço, i ka dhënë fund beqarisë.
Mbrëmjen e djeshme Iva ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj gjerman.
Gazetarja ka veshur fustanin e nusërisë dhe shkëlqen nga lumturia.
Edhe pse në zgjedhjet e saj ka qenë që të mbajë partnerin larg syrit mediatik, në ditën e dasmës nuk mund të mungonin pamjet me të.
Gjithashtu në dasmën e saj nuk kanë munguar as të ftuarit nga bota e ekranit, si Enkel Demi, Mesila Doda, Orinda Huta, Turjan Hysko, e të tjerë personazhe.
Iva duket se ishte nga ato nuse që dasmën e saj e ka shijuar në maksimum pasi detajet nga ambjenti pëshkruanin më së miri gazetaren.