Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Fansat janë të shqetësuar për këngëtarin, Justin Bieber.
Shkak për këtë janë bërë postimet e fundit të artistit në rrjetet sociale ku shihet i përlotur.
Krahas fotove, artisti ka ndarë edhe momente të tjera nga jeta e përditshme, por nuk ka vendosur asnjë mbishkrim në foto.
Menjëherë pasi ndau dy fotot e tij, fansat shprehën shqetësimin e tyre në komente.

Disa fansa aluduan për një ndarje me bashkëshorten e tij Hailey Biber, por kjo e fundit hoqi dyshimet duke lënë një koment tek postimi.

Se sa të lumtur janë Justin dhe Hailey kjo u duk gjatë pjesëmarrjes së tyre në festival dy javë më parë ku ndanë edhe një puthje pasionante.