Vajti në Shijak pa e ditur se martohej Armina me Zenin, kush është VIP-i që shkoi i paftuar në dasmë

26 September 2022, 18:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vajti në Shijak pa e ditur se martohej Armina me Zenin, kush
Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre 9-vjeçare në një dasmë përrallore që duket të jetë dasma e vitit.

Mes rreth 300 të ftuarve, kishte dhe shumë personazhe publik, por njëri prej tyre kishte shkuar pa u ftuar. Bëhet fjalë për gazetarin Blendi Salaj, i cili padashje kishte përfunduar në vendin ku u mbajt dasma.

Ai tregoi historinë gazmore ku zbuloi se kishte vendosur që të dielën ta kalonte me familjen e tij dhe të një miku. Mirëpo, pa e ditur se aty mbahej dasma ata kishin shkuar në Agroturizmin në Shijak, ku u kurorëzuan Armina dhe Shkëlzeni.

“Si e dielë që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë. Nuk e dinim ku ishte kështu që hapëm “Google Maps” dhe filluam të ecnim.

Kur shohim që hymë në Shijak. Më në fund pas një rruge të gjatë arritëm. Kur shohim disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos”- thashë: “Qënka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu un shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!”- ka treguar Blendi.


Video