"U tregove superhipokrite. Flokët e verdha pse i lyeve?"/ Ronaldo bën për ujë të ftohtë Tean dhe Arditin

2 May 2023, 22:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"U tregove superhipokrite. Flokët e verdha pse i lyeve?"/ Ronaldo
Ronaldo Sharka

Janë nxehur gjakrat mbrëmjen e sotme në Fun Club teksa nuk kanë munguar as debatet.

Ndërkohë që e pranishme ishte Olsa Muhameti, autore e Për’puthen, program ky që ka formuar si personazh publik Efin dhe Tean.

Ndërkohë që Olsa ishte duke komentuar lojën e Efit dhe duke treguar anët e saj më të mira e të forta, biseda është ndërprerë nga Ronaldo.

Ish-banori i është drejtuar Teas e cila ishte gjithashtu në studio duke i kujtuar asaj rrugëtimin në programin e dashurisë.

Ronaldo ka shpërthyer ndaj Teas duke e quajtur hipokrite për sjelljen e saj të dikurshme kundër Olsa Muhametit.

“Unë dua të pyes Tean. A nuk u tregove hipokrite kur pyete për Për’puthen kur vetë e ke sharë. Çfarë nuk ke thënë për Olsën kurse tani del dhe e mbron. Më gjithë respektin që kam për programin.” – tha Ronaldo.

Në Fun Club ka patur edhe një tjetër përplasje të fortë mes Ronaldo Sharkës dhe Ardit Çunit, të dy ish-banorë të Big Brother VIP për në sezone të ndryshme.

Teksa ishin në valë debatesh, Ronaldo dhe Arditi e kalojnë personale debatin duke i përmendur njëri-tjetrit arsyen pse janë fut brenda shtëpisë.

Ka qenë Ronaldo ai i cili i ka thënë Arditit se është future brenda shtëpisë për folloë dhe për tu bërë i njohur si këngëtar.

"O shpirt i vogël. Pranoje që u fute në Big Brother për folloë. Të të bëheshin të njohura këngët. Ti dëgjon Arbrin dhe Zhaklinën pastaj jep mendimin tënd ditën tjetër. Flokët e verdha pse i lyeve?”- tha Ronaldo.

Ndërkohë që biseda është ndërprerë nga Megi Pojani, ku u ka kërkuar ish-banorëve të mos e kthejnë në personale. 

 


Video